Në kuadër të sesionit të 5-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kroaci – Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Dhomën Kroate të Tregëtisë dhe Industrisë, po organizojnë në Zagreb Misionin e Biznesit ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre kroate.

Ky aktitvitet kishte në fokus krijimin e mundësive për kompanitë shqiptare të identifikojnë dhe krijojnë rrjete partneriteti me bizneset kroate. Gjatë aktivitetit kompanitë shqiptare që i përkisnin sektorit të agro-industrisë, zhvilluan takime B2B me kompanitë kroate duke shkembyer eksperincat për bashkëpunim të mëtejshëm.