EEN – Albania, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të 5-të, të Javës së Modës “Torino Fashion Week”, i cili do të zhvillohet në datat 3-9 Tetor 2020, nëpërmjet platformës virtuale.

Ftohen të gjithë sipërmarrësit, të cilët operojnë në fushën e dizajnit dhe modës të marrin pjesë në edicionin e pestë të javës së modës “Torino Fashion Week 2020”, nëse duan të krijojnë kontakte të reja, të gjejnë partnerë të rinj në industrinë e modës dhe tekstileve, si edhe të shkëmbejnë njohuri dhe ide inovative në këtë sektor.

Gjatë eventit do të organizohen takime B2B të cilat i adresohen stilistëve të modës, kompanive prodhuese të tekstilit dhe aksesorëve, dyqaneve të modës, shitësve me pakicë, agjentëve tregtarë të cilët duan të gjejnë partner të rinj ndërkombëtarë, të marrin informacionin më të fundit mbi teknologjitë, trendet dhe risitë e reja të modës dhe sektorit të tekstileve.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin në platformë mund të vizitoni linkun: https://torino-fashionmatch-2020.b2match.io/

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.

Afati i regjistrimit është deri në datën 30 Shtator.