UCCIAL

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Tiranë bashkërendon punën e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në nivel kombëtar. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë Tiranë ka mision: Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshëm të dhomave për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në nivel kombëtar; të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dhomave dhe marrëdhëniet e tyre me organizmat simotra të vendeve të tjera; të mbledhë, përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në nivel kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë e industrinë; të marrë të dhëna të vazhdueshme nga gjykata, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar; të organizojë, administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të dhomave të Tregtisë e Industrisë; të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të saj.

Website: www.uccial.al

Email: info@uccial.al