Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania)  fton të gjithë profesionistët dhe studentët e dizajnit dhe modës të regjistrohen për të qenë pjesë e kompeticionit në Festivalin e modës Fashion Infection, i cili do të zhvillohet në Lituani në datat 16-18 Tetor 2020.

Fashion Infection  është ndër festivalet më të spikatur në Lituani dhe shtetet baltike, i cili njihet për idetë inovatore, si edhe cilësinë e prodhimit në fushën e modës dhe dizajnit. Qëllimi i këtij kompeticioni është të zbulojë talente, të cilët ofrojnë ide të reja dhe konceptuale në fushën e dizajnit dhe modës. Fituesit që do të përzgjidhen do të kenë mundësi për të paraqitur koleksionet e tyre gjatë festivalit të modës  Fashion Infection.

Për më shumë informacion mund të vizitoni linkun:

https://www.madosinfekcija.lt/en/injection/?fbclid=IwAR3Xq5o47U3_eIdrOUqo8_bBwZlpW5FSbxP_p9bS-RC31V9HRXlXjED9OO4

Për asistencë mbi mënyrën se si të regjistroheni, mund të kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al.

Afati i regjistrimit është data 1 Shtator 2020.