Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit ju fton të bëheni pjesë e takimeve virtuale B2B që do të zhvillohen në kuadër të Forumit të Teknologjisë , në datën 2 Dhjetor.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet inovative, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe organizata të tjera që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit të jenë pjesë e takimeve B2B me qëllim zgjerimin e rrjetit, si edhe krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe kërkimit.
Regjistrimi në platformë është pa pagesë dhe afati i regjistrimit është data 1 Dhjetor 2020.
Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë mund të kontaktojnë në adresën info@aida.gov.al
ose të regjistrohen në linkun https://technologyforum2020.b2match.io/page-751