Takim monitorues i Konsorciumit Shqiptar të EEN me auditorë të BE

Ditën e sotme u mbajt takimi i parë monitorues me Konsorciumin Shqiptar të projektit “Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve” (Enterprise Europe Network), me pjesëmarrjen e Znj. Rebeca De Sancho Mayoral, Project Officer e projektit nga Agjencia EASME në BE.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i disa nga problematikave të hasura gjatë implementimit të projektit nëpërmjet asistencës dhe mbështetjes së Project Officer dhe anetareve te konsorciumit.
Znj. Rebeca De Sancho Mayoral bëri një prezantim të rrjetit duke theksuar përfitimet nga ky rrjet dhe nga programi COSME. Të pranishmit patën mundësi të sqaronin detaje të implementimit të projektit dhe problematika të hasura gjatë procedurave të asistimit të SME-ve