Stafi EEN – Albania dhe AIDA-s priti ditën e sotme në takim Prishtina REA, një agjenci kosovare e angazhuar në zhvillimin ekonomik, sektorin privat, rininë e punësimin, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe njëkohësisht pjesë e programit COSME EEN-Kosova. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e programit në Shqipëri dhe e praktikave implementuese, rrjetëzimin dhe shkëmbimin eksperiencës mes SME-ve, si edhe mundësitë për partneritete e bashkëpunime ndërkombëtare.

Gjatë takimit u bë një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, me shërbimet që ai ofron për mbështetjen dhe rritjen e biznesit, si dhe programit COSME, si një mjet i rëndësishëm financiar dhe teknik për të mundësuar zgjerimin e tregut të biznesit drejt tregut unik Europian, drejt përqasjes në inovacion, teknologji të reja dhe kërkim zhvillimin.

Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për fillimin e një bashkëpunimi mbi mundësitë konkrete lidhur me identifikimin e pikave të përbashkëta në kuadër të misioneve të ngjashme të institucioneve dhe roleve përkatëse në Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve.