Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në Shqipëri (EEN – Albania), njofton se kompania italiane CARLOTTA ROMA ka shprehur interes për bashkëpunëtor/partner në tregun shqiptar.

Kompania CARLOTTA ROMA është një kompani italiane e specializuar në prodhimin e aksesorëve të modës dhe veshjeve për femra dhe meshkuj.

Ftohen kompanitë shqiptare të sektorit të shprehin interesin e tyre, për të krijuar mundësi për partneritet dhe bashkëpunim.

Në linkun në vijim gjendet një përshkrim më i detajuar i produkteve që kompania prodhon: https://een.al/wp-content/uploads/2020/07/CARLOTTA-ROMA-srls.pdf

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.