Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) zhvilluan në qytetin e Shkodrës vizita “Door to Door” në kompanitë Madish, AN&GES, Melkans, Rudaj Plast.
Qëllimi kryesor i vizitave ishte në kuadër të monitorimit të fondeve që kompanitë kanë përfituar nga AIDA, si edhe prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania dhe mundësitë që ky Rrjet ofron për kompanitë shqiptare.
Prodhimet e këtyre sipërmarrjeve eksportohen sot në tregje evropiane duke sjell si rezultat zhvillimin ekonomik të vendit në termat e punësimit, por edhe duke bërë një prezantim të Shqipërisë dhe potencialeve të saj në tregjet ndërkombëtare.
AIDA, nëpërmjet skemave të financimit, asistencës dhe shërbimeve të Rrjetit EEN do të vazhdojë të mbështesë sipërmarrjet shqiptare në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve, nxitjen e teknologjive dhe inovacionit, identifikimin e tregjeve të reja ndërkombëtare dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve “Made in Albania”.