Në datë 23 Shtator do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri aktiviteti vjetor “Shkenca është e mrekullueshme”,  i cili organizohet nga Komisioni Europian dhe Marie Curie Action, për ta bërë kërkimin shkencor më të kuptueshëm për të gjithë, sikurse për të rritur ndërgjegjësismin e publikut ndaj shkencës.

Të ftuarit do të jenë dy kërkues shkencorë shqiptarë, të cilët i zhvillojnë kërkimet e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktiviteti është i përshtatshëm për nxënësit e gjimnazeve dhe studentët e universiteteve. Ky event organizohet me iniciativën e kërkuesve shqiptarë brenda vendit dhe në diasporë dhe mbështetet nga Departamenti për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri, Delegacioni Evropian në Shqipëri, Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe EU for Innovation.

Për shkak të COVID-19, eventi do të zhvillohet online dhe kjo është një mundësi e mirë që ju të bëheni pjesë e tij, kudo ku jeni. Për të marrë pjesë ju ftojmë të regjistroheni në linkun:

https://register.gotowebinar.com/register/6467450949598348044