Ditën e djeshme, më datë 20 Qershor 2018, është mbajtur në ambientet e Grand Hotel Europa në qytetin e Shkodrës, seminari me temë “Info Day mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve “. Ky event u organizua nga AIDA, si partneri udhëheqës në projektin EEN dhe me pjesëmarrjen e përfaqësueses se Agjencise EASME ne BE, Znj. Rebeca De Sancho Mayoral.

Ekspertë të AIDAs bënë prezantime mbi shërbimet e ofruara nga agjencia për fondet grant ku u vu theksi në mbështetjen e biznesit, veçanërisht SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre si dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e AIDAs Znj. Migena Muslli bëri një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, gjatë së cilit u shpjeguan shërbimet dhe funksionet që ofron ky Rrjet si një mundësi e mirë për SME-të shqiptare të gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja.

Që nga krijimi i tij, ky rrjet ka kontribuar në tërheqjen e klientëve drejt eventeve ndërmjetësuese ndërkombëtare, organizimin e eventeve lokale duke tërhequr mijëra kompani të vogla dhe të mesme në botë, misione biznesi, si dhe ka kontribuar në firmosjen e shumë marrëveshjeve të partneritetit.