Prezantohet programi “COSME” /Vlore

10 Maj 2016/ Në kuadër të Javës së Evropës, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri organizuan aktivitetin “Prezantimin e programit të BE-së “COSME” për komunitetin e biznesit”, i cili synonte informimin e komunitetit të biznesit me programet dhe ndihmën që ofron Bashkimi Evropian për bizneset e konsoliduara dhe sipërmarrësit e rinj.

Z. Yngve Engström, Shef i Operacioneve pranë Delegacionit të BashkimitEvropian në Shqipëri përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi se një sistem ligjor funksional dhe një administratë publike funksionale janë faktorë kyç për të siguruar shërbime të mira dhe për ti përdorur taksat në mënyrë më të mirë. Gjithashtu pjesë e panelit ishin përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve si pjesë e grupit te projektit te EEN.al. Gjate aktivitetit perfaqesues të komunitetit të biznesit dhe sipërmarrës të rinj u njohën me programet dhe ndihmën që BE-ja ofron për bizneset e tyre dhe për sipërmarrjet e reja. Të pranishmit u informuan mbi procedurat e aplikimit dhe përfitimit të fondeve