Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM Albania) ka publikuar së fundmi botimin “NVM-të përballë vështirësive të krizës së Covid-19”.

Në këtë botim do të gjeni informacione të plota mbi rolin që sipërmarrjet NVM kanë në zhvillimin e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të punës.

NVM-të vlerësohen si shtylla “kurrizore” e ekonomive të shumë vendeve. Ato përfaqësojnë 80- 95% të numrit total të ndërmarrjeve, kontribuojnë me rreth 60-75% të prodhimit të brendshëm bruto si dhe rreth 65-80% e të punësuarëve gjenden pranë tyre.

Këto informacione i dedikohen sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për t’u njohur me vështirësitë,  si edhe për t’u përshtatur me sfidat e reja që ka shkaktuar kriza nga pandemia COVID-19.

Për të lexuar të plotë botimin klikoni linkun :https://een.al/wp-content/uploads/2020/07/NVM-të-përballë-vështirësive-të-krizës-së-Covid-19.pdf