Prej dy ditësh rradhazi në data 24 dhe 25 maj 2018, u mbajt Forumi i 3-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), organizuar nga Republika Italiane në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe me mbështetjen e EUSAIR Facility Point në Katania, Itali.

Partnerët e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve në Sicili (Sicindustria dhe Consorzio Arca), sëbashku me aktorë të tjerë publik dhe privat, organizuan këtë aktivitet B2B ku pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues nga AIDA, si partnere e rrjetit të EEN Albania.

Gjatë dy ditëve të Forumit EUSAIR, Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), organizoi takime B2B midis organizatave dhe NVM-ve që ndodhen në Rajonin e Adriatikut dhe Jonit.