Në 7-8 qershor 2018, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Rrjetin e Ndërmarrjeve Evropiane në Maqedoni, bashkëorganizoi eventin “Balkan Technology Match 2018”, kjo ngjarje ndërmjetësimi u përqendrua në rritjen e shkallës së teknologjisë të kompanive duke ofruar një mundësi për të takuar partnerët e ardhshëm dhe investitorët potencialë. Veprimtaria u organizua në kuadër të Konferencës IT-së të Ballkanit, e cila është përshtatur për sipërmarrës të interesuar në rritjen e kompanive të tyre.

Gjatë dy ditëve, drejtuesit dhe ekipet e tyre mësuan nga ekspertët e mirënjohur se si të ndërtojnë udhëheqje më të mirë dhe strategji për të përmirësuar biznesin e tyre. Pjesëmarrësit nga 10 vende u bashkuan me korporatat ndërkombëtare dhe investitorët për një mësim intensiv interaktiv, rrjetëzim dhe shkëmbim të ideve.

Temat kryesore të ngjarjes ishin:

  • Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (hardware, softwere, lojra cloud teknologjike, IoT, multimedia etj)
  • Risi e hapur
  • Automatizimi i zgjuar
  • Kërkime dhe zhvillime

Pjesëmarrësit në ngjarje patën mundësi të përdorin atë për të filluar biznese të reja, për të gjetur dhe takuar partner të ardhshëm kërkimor dhe teknologjik, për të takuar investitorët potencialë për të zhvilluar idenë e tyre të projektit, për të hapur rrugën për R & D teknologjike afatgjate, bashkëpunime të bazuara në transferimin e teknologjisë, inovacionit dhe aktiviteteve kërkimore, për të hyrë në kontakt me partnerët potencial për bashkëpunim të ardhshëm duke krijuar kontakte ndërkufitare për marrëdhënie afatgjata të biznesit etj.

3 kompani nga Shqipëria morën pjesë dhe patën rastin të takonin partnerë të mundshëm nga vendet pjesëmarrëse. Numri i përgjithshëm i takimeve të realizuara nga kompanitë shqiptare është 17, dhe me tre prej tyre ekziston një marrëveshje bashkëpunimi.