Bëhuni pjesë e takimit virtual “Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event”, datë 14-15 Tetor 2020.

EEN – Albania në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në eventin virtual “Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event”, i cili do të zhvillohet në datat 14- 15 Tetor 2020.

Istanbul Fintech Week 2020 është një event dhe platformë ndërkombëtare ku sipërmarrësit, investitorët, profesionistët, drejtuesit nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar mbi fushën e inovacionit financiar dhe teknologjive (Fintech), si edhe mbi trendet dhe zhvillimet më të fundit mbi inovacionin.

Tematikat e eventit janë: Bankingu 4.0, Sigurimi 4.0, Investimi 4.0, Shërbimet e pajtueshmërisë rregullatore dhe teknologjitë, Përfshirja financiare, Inovacion i hapur, Siguria kibernetike dhe Pagesat. Në këtë event virtual sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) do të zhvillojnë takime B2B të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin mund të vizitoni linkun:  https://ifw2020.b2match.io/home.

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.

Afati regjistrimit është data 14 Shtator 2020.