U mbajt ditën e djeshme në Tiranë “Info Day on Enterprise Europe Network”. Një leksion i mbajtur në kuadër të Akademise Verore për SME, organizuar nga Instituti Shqiptar i SME-ve në bashkëpunim me Ambasaden Hollandeze dhe EEN-Albania. Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarresit u pajisen me çertifikatë. 

Aktorë të ndryshëm pjesëmarrës në këtë seminar, diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit.

Ekspertë të AIDAs bënë prezantime mbi shërbimet e ofruara nga agjencia për fondet grant ku u vu theksi në mbështetjen e biznesit, veçanërisht  SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre si dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e AIDAs Znj. Migena Muslli bëri gjithashtu, një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, gjatë së cilit u shpjeguan shërbimet dhe funksionet që ofron ky Rrjet si një mundësi e mirë për SME-të shqiptare të gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja.

Që nga krijimi i tij, ky rrjet ka kontribuar në tërheqjen e klientëve drejt eventeve ndërmjetësuese ndërkombëtare, organizimin e eventeve lokale duke tërhequr mijëra kompani të vogla dhe të mesme në botë, misione biznesi, si dhe ka kontribuar në firmosjen e shumë marrëveshjeve të partneritetit.