Në datat 3 dhe 4 Maj 2018, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka nisur takimet “Info Day”, mbi informimin dhe mundesitë që i ofrohen biznesit shqiptar për t’u forcuar në tregun vendas dhe gjithashtu,për tu forcuar e konkurruar në tregje ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të takimeve, stafi i AIDAs organizoi gjithashtu një tryezë të rumbullakët me biznesin e Pukës dhe Fushë Arrëz-ës. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat me të cilat përballet biznesi dhe asistencën konkrete që ofrohet nga AIDA.

Në vijim të takimit, pjesëmarrësve ju prezantua dhe Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), si dhe shumë biznese u asistuan nga stafi i AIDA-s për krijimin e profilit të tyre në këtë Rrjet. Ky aktivitet u pasua dhe nga takimet derë me derë me biznesin e këtyre qyteteve duke ofruar dhe këshilla praktike mbi mundësinë e të bërit biznes brënda dhe jashtë Shqipërisë.