Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në bashkëpunim me  Rrjetin e Ndërmarrjeve Evropiane(EEN) dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, kanë zhvilluar ditën e djeshme “Info Day” në qytetin e Pogradecit.

Realizimi i këtij takimi kishte në fokus informimin e kompanive eksportuese dhe ato me potencial për të eksportuar në qytetin e Pogradecit. Gjatë këtyre takimeve, kompanitë u informuan mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN) dhe fondet e menaxhuara nga AIDA. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat me të cilat përballet biznesi dhe asistencën konkrete që ofrohet nga AIDA.