AGJENCIA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT TË INVESTIMEVE (AIDA), SI KOORDINATORE E RRJETIT EUROPIAN TË NDËRMARRJEVE ka nderin të ftojë biznesin e qarkut të Elbasanit të marre pjesë në Eventin “Info Day mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve”

Datë: 24 Qershor 2016
Vendodhja: Hotel Skampini, Elbasan
Ora: 10:00 – 12:00

Gjatë eventit do të bëhet një prezantim i rrjetit, për të sqaruar më mirë kompanitë shqiptare mënyrën e funksionit të tij. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë nga afër qëllimin e Rrjetit, nëpërmjet shembujve konkretë dhe praktikave më të mira. Rrjeti Evropian i Ndërrmarrjeve është mundësia juaj më e mire për të trokitur në Tregun e BE-së.