Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) njofton se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas në Shqipëri dhe me Intesa Sanpaolo Bank Albania, në kuadër të Programit për Gratë në Biznes, financuar nga Embassy of Sweden in Tirana, Luksemburgu, AICS Tirana dhe BERZH, organizojnë webinarin: Gratë në Biznes në vitin 2021.
Webinari zhvillohet në datën 4 Mars , ora 10:00 – 11:30 nëpërmjet platformës online https://us02web.zoom.us/j/83609852161
Qëllimi i këtij webinari është nxitja e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet grave sipërmarrëse, anëtare të Dhomës Ekonomike të Gruas, dhe institucioneve partnere për të ndikuar në fuqizimin e grave në biznes.
Në aktivitet do të prezantohen arritjet e deritanishme të Programit për Gratë në Biznes të cilat do të theksojnë rritjen e aksesit në financim të bizneseve të drejtuara nga gratë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën info@weca.al.