Bëhuni pjesë e takimit virtual Riga Food 2020 – Virtual Matchmaking, datë 7- 10 Shtator 2020

Enterprise Europe Network Albania (EEN – Albania) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në platformën virtuale Riga Food 2020 – Virtual Matchmaking, për të zgjeruar biznesin tuaj, për të gjetur partner të rinj dhe teknologji të reja, për të prezantuar dhe zhvilluar ide të reja të produkteve dhe shërbimeve tuaja.

Riga Food 2020 është një mundësi për të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe te mesme (NVM/SME) , si edhe zhvilluesve të teknologjive inovative në industrinë ushqimore, të nënshkruajnë kontrata bashkëpunimi me prodhuesit, të krijojnë kontakte me nënkontraktorë, të marrin informacione të dobishme për menaxhimin dhe zhvillimin e biznesit, si edhe mbi tendencat më të fundit të industrisë ushqimore dhe teknologjive të reja.

Regjistrohuni sot dhe gjeni partnerin tuaj të biznesit në industrinë ushqimore.

Afati regjistrimit është data 9 Shtator 2020.

Pjesëmarrja në platformën virtuale është falas.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin në platformë mund të vizitoni linkun: https://rigafood2020.b2match.io/

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al