Rrjeti Europian i Ndërmarrjve (EEN – Albania), ju fton të bëheni pjesë e eventit “Matchmaking Industry”, i cili do të zhvillohet në datën 2 Prill, në Sarajevë, Bosnje – Hercegovinë.

Ky event organizohet në kuadër të konferencës “SEEIIT meets Industry”, e cila do të zhvillohet në datat 1-3 Prill në bashkëpunim me SEEITT (Instituti Ndërkombëtar i Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme), Universitetin e Sarajevës dhe organizatat shkencore si CERN, GSI-FAIR dhe HEPTech.

Gjatë konferencës do të zhvillohet eventi “Matchmaking Industry”, në të cilin do të përfshihen takime biznesi të planifikuara sipas disponueshmërisë së secilit pjesëmarrës, interesave dhe qëllimeve për të gjetur partnerë ndërkombëtarë të biznesit, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të industrisë, si edhe për të arritur tregje të reja  ndërkombëtare.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe një ekspozitë industriale, e cila do të ofrojë një stendë të dedikuar përgjatë eventit dhe do ti krijojë mundësinë bizneseve të prezantojnë detaje për kompanitë e tyre.

Sektorët e interest përfshijnë: kompanitë e mëdha të ndërtimit, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike, ndërtim special i makinerive, sistemet e kontrollit, teknologji sensori, teknologji mjekësore, instrumentimi i rrezeve, analiza instrumentale, mbrojtja nga rrezatimi, furnizuesit e materialeve, automatizimi i makinerive dhe sistemet e kontrollit, telekomunikacioni.

Pjesëmarrja në event është  falas për të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara.

Për të qënë pjesë e eventit, mund të kontaktoni në adresën e-mail: ina.bare@aida.gov.al, ose të vizitioni faqen e eventit  https://indico.cern.ch/event/839930/.

Afati i regjistrimit është data 𝟐0 Mars 𝟐𝟎𝟐𝟎.