Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e eventit online ‘𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝟐𝐏𝐚𝐜𝐤: 𝐂𝐨𝐬𝐦𝐞𝐭𝐢𝐜𝐬’ datë 04 -11 Qershor 2021.
Eventi do të mbledhë ekspertë të fushës së kozmetikës, për të shkëmbyer eksperienca e për të diskutuar për zgjidhje inovative dhe trendet më të fundit mbi paketimin e produkteve kozmetike dhe materialit të ricikluar.
Sipërmarrjet e targetuara janë: Bizneset e Vogla dhe të Mesme, Start –Up, Korporata, Institucionet Kërkimore, të cilat i përkasin fushës së kozmetikës dhe kërkojnë ose ofrojnë zgjidhje inovative bashkëpunime dhe partneritete.
Për më shumë informacion mbi eventin, vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://match2pack-cosmetics.b2match.io/.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.