Eventi B2B, dedikuar misionit të Biznesit Shqipëri – Serbi, datë 24 Nëntor 2019, Pallati i Kongreseve, Tiranë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e Koordinatores së Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Serbe, ditën e sotme datë 24 Nëntor, organizoi takimet B2B (Business to Business) ndërmjet kompanive shqiptare dhe serbe.

Ky event ndërmjetësimi dedikuar “Misionit të Biznesit Shqipëri-Serbi” u organizua në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës me partneritet Klik Ekspo Group dhe përfshiu takimet e biznesit të planifikuara sipas interesave dhe qëllimeve për të gjetur partnerë ndërkombëtarë.

Pjesë e eventit ishin kompani serbe dhe shqiptare, operuese në sektorë të ndryshëm si agroindustri, metal, plastikë, paketim, tekstile, automotive etj., të cilat zhvilluan takime bilaterale B2B me qëllim identifikimin e mundësive potenciale për bashkëpunim ndërkombëtar, rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve për tu bërë pjesë e rrjetit në nivel rajonal dhe më gjerë, si edhe krijimin e marrëveshjeve afatgjata, me fokus eksport – importin.