Eventi ndërmjetësimit “𝐂𝐨-𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐢𝐧𝐠 𝟐𝟎𝟐𝟎, “,𝟏𝟗-𝟐𝟎 𝐌𝐚𝐫𝐬, 𝐊𝐨𝐜𝐚𝐞𝐥𝐢, 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢

Loading Events
Description

Ftesë pjesëmarrje për bizneset shqiptare në eventin “𝐂𝐨-𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐢𝐧𝐠 𝟐𝟎𝟐𝟎”, 𝟏𝟗-𝟐𝟎 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐊𝐨𝐜𝐚𝐞𝐥𝐢, 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në Shqipëri (EEN – Albania), ju fton të bëheni pjesë e eventit të ndërmjetësimit, 𝐂𝐨-𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐢𝐧𝐠 𝟐𝟎𝟐𝟎”, i cili do të zhvillohet në datat 19 – 20 Mars, në Kocaeli, Turqi.

Ky event organizohet në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Kocaeli,Turqi dhe partnerët e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh të mbështetjes së bizneseve në mbarë botën.

Eventi i ndërmjetësimit “Co-Matching 2020” përfshin takimet B2B, ku do të zhvillohen bisedime bilaterale 20-minutëshe të planifikuara sipas disponueshmërisë së secilit pjesëmarrës, interesave dhe qëllimeve për të gjetur partnerë ndërkombëtarë të biznesit, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të industrisë, për të zhvilluar aktivitetin tuaj si edhe për të arritur tregje të reja ndërkombëtare.

Sektorët e interesit përfshijnë:
Ndërtimin dhe materialet e ndërtimit
Makineritë
Përpunimin e metaleve
Plastikë
Automotiv
Kimi dhe Energji
Elektrike – Elektronikë
Turizëm
Pasuri të Paluajtshme
Ushqim

Pjesëmarrja në event është falas për të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara. Për të qënë pjesë e eventit, mund të kontaktoni në adresën e-mail: ina.bare@aida.gov.al

Afati i regjistrimit është data 𝟐𝟖 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟎.

Për më shumë informacion mund të aksesoni edhe faqen e eventit: https://co-matching2020.b2match.io/home

Start Date - End Date

Mar 19, 2020 - Mar 19, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.