Ftesë për Eventin “Ceramica Innova” , 3-7 Shkurt, Valencia, Spanjë

Loading Events
Description

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në Shqipëri (EEN-Albania), ju fton të bëheni pjesë e edicionit të 7-të, të eventit ndërkombëtar “Ceramica Innova 7”, i cili do të zhvillohet në datat 3-7 Shkurt, në Valencia, Spanjë

Ceramica Innova është një event ndërkombëtar rrjetëzimi me fokus sektorët ndërtim, arkitekturë dhe qeramikë ,gjatë të cilit do të organizohen takime B2B ndërmjet kompanive, duke shkëmbyer propozime inovative teknologjike, zbuluar partnerë të rinj në biznes si dhe për t’u njohur me sfida të reja.

Pjesë e eventit do të jetë dhe panairi i organizuar në këtë kuadër, për të prezantuar e njohur produktet e risite teknologjike, si dhe për të identifikuar mundësitë për të bashkëpunuar me partnerët në mbarë botën.

Disa nga aktivitetet plotësusese që do të zhvillohen janë:

  • Kërkim Analizë dhe Inovacion: Workshop për të paraqitur rezultatet e marra nga projektet dhe teknologjitë evropiane
  • Inovacion dhe tregje: Workshop për të prezantuar produkte, shërbime dhe teknologji inovative
  • Evente B2B: Takime bilaterale të organizuara sipas interesave të secilit pjesëmarrës
  • Ekspozime inovacioni: Vitrinë e inovacioneve teknologjike dhe mundësive për të bashkëpunuar me partnerë në të gjithë botën

Fushat e interesit do të jenë:

  • Industria 4.0
  • Ekonomia cirkulare dhe qëndrueshmëria
  • Makineri dhe pajisje
  • Arkitekturë, dekorim dhe dizajni i brendshëm
  • Lëndë e parë, pllaka dhe ndërtim
  • Printimi 3D i qeramikës

Pjesëmarrja dhe hyrja në event është falas për kompanitë shqiptare. Për më shumë informacion mund të aksesoni edhe faqen e eventit si vijon:  https://ceramicainnova7.b2match.io/

Për të qënë pjesë e eventit, mund të kontaktoni në adresën e-mail: lorina.salaj@aida.gov.al

Start Date - End Date

Feb 03, 2020 - Feb 07, 2020

Start Time - End Time

9:00 am - 6:30 pm

Share This

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.