Enterprise Europe Network – Albania publikon Newsletterin elektronik për periudhën Prill – Qershor 2020.

Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktiviteteve të Rrjetit, takimeve të zhvilluara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen.

Edhe pse pandemia COVID-19 ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network (EEN) ka ofruar mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë kësaj periudhe.

Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

Për t’u informuar më shumë, vizitoni linkun në vijim: https://een.al/wp-content/uploads/2020/08/Newsletter_Nr.2-_-Prill-Qershor-2020.pdf.