Enterprise Europe Network është Rrjeti më i madh në botë për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të qenë pjesë e tregut Evropian e më gjerë. Rrjeti ofron shërbime mbështetëse për sipërmarrjet që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë. Rrjeti ofron shërbime të integruara të përshtatura për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe të gjithë palët e tjera të interesuara.

Rrjeti në Shqipëri ofron shërbimet si më poshtë: Këshillim dhe mbështetje, Partneritete ndërkombëtare, Pjesëmarrje në aktivitete.

Rrjeti në Shqipëri menaxhohet nga një konsorcium i vetëm, i cili përbëhet nga partnerët: Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM).

Ne jemi pjesë e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të sipërmarrjeve, që sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetëse, në më shumë se 60 vende të botës.

Njihuni me fletëpalosjen më të re të EEN-Albania duke klikuar në linkun: https://een.al/wp-content/uploads/2020/09/EEN-Albania-_Leaflet-2020.pdf​