Dhoma Ekonomike e Gruas zhvilloi në Sarandë aktivitetin me temë: “Fuqizimi i Gruas Sipërmarrëse në Ekonomi dhe Vendimmarrje”.
Ky aktivitet mblodhi bashkë përfaqësuese gra të bizneseve nga Saranda, Delvina dhe Konispoli, për të diskutuar mbi fuqizimin e pozitës së gruas për të bërë biznes, si dhe krijimin e mundësive për financim.
Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe Znj. Migena Muslli, Koordinatore e Enterprise Europe Network – Albania (EEN-Albania), e cila bëri një prezantim të Rrjetit EEN, si edhe të mundësive që ky rrjet ofron për kompanitë shqiptare që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë.