Në kuadër të projektit Enterprise Europe Network (EEN) u zhvillua në datat 15-16 Qershor nëpërmjet platformës online zoom takimi me Communication Champions të Rrjetit.

Ky takim mblodhi të gjithë përfaqësuesit e komunikimit të rrjetit për të diskutuar mbi qëllimin dhe vizionin e rrjetit, komunikimin e brendshëm, mënyrat e reja inovative për të qënë sa më pranë sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM/SME), si edhe për të krijuar e promovuar histori suksesi nëpërmjet asistencës që rrjeti ofron.