Konferenca vjetore 2019, që u zhvillua në datat 21-23 Tetor, në Helsinki, ishte aktiviteti i fundit që përmbyll vitin 2019 për projektin Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN).

Në këtë konferencë, morën pjesë Koordinatorët e Konsorciumeve të të gjithë vendeve anëtare të këtij Rrjeti. AIDA, në rolin e Koordinatorit për Konsorcimin Shqiptar për projektin Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), u përfaqësua në këtë aktivitet përmbyllës nga Znj. Lorina Salaj, e cila është edhe pjesë e projektit EEN.

Gjatë konferencës u organizuan seanca prezantuese, workshop-e, seminare dhe takime dy-palëshe (B2B) ndërmjet partnerëve të Rrjetit, për të diskutuar mundësitë potenciale të bashkëpunimit.

Gjithashtu, gjatë takimeve u disktuan dhe mundësitë konkrete lidhur me identifikimin e pikave të përbashkëta në kuadër të misioneve të ngjashme të institucioneve dhe roleve përkatëse në Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve.