Ka startuar Forumi i Biznesit Maltë – Shqipëri, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhoma e Tregtisë, Sipërmarrjes dhe Industrisë së Maltës si dhe në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve si partnere e Rrjetit Europian të Ndërrmarrjeve. Në këtë event morën pjesë 25 kompani shqiptare  që i përkisnin sektorëve si: ICT, turizmi, energjia, ndertimi etj.

Ky aktitvitet kishte në fokus krijimin e mundësive për kompanitë shqiptare të identifikojnë dhe krijojnë rrjete partneriteti me bizneset malteze. Gjatë eventit kompanitë shqiptare zhvilluan takime B2B me kompanitë malteze duke shkembyer eksperincat për bashkëpunim të mëtejshëm. Misioni biznesit Maltë-Shqipëri do të vijojë edhe ditën e nesërme më të tjera takime B2B ndërmjet bizneseve të dy vendeve.