Agjencia Shqiptare E Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka nderin t’ju ftojë në eventin

“Ditë Informuese mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve- Durrës” 

Datë: 17 Qershor 2016

Ora: 10:00-12:00

Vendi: Palace Hotel Durres

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, i cili sjell së bashku rreth 600 organizatave mbështetëse të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës, me qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme mbi mundësitë e të bërit biznesit në Tregun Unik të BE-së. Rrjeti është bashkëfinancuar nga programi “COSME” i BE-së, i projektuar për të nxitur konkurrencën e ndërmarrjeve evropiane. Shërbimet e tij janë të përshtatura për NVM-të, por gjithashtu janë në dispozicion për të gjithë bizneset, universitetet dhe qendrat kërkimore. Pjesëmarrja në këtë event konsiderohet si shumë më e rëndësishme për kompanitë shqiptare të cilat synojnë gjetjen e partnerëvë të mundshëm për të bërë biznes në tregjet e Europës dhe më gjerë. Ky është Rrjeti më i madh në botë që lidh biznesin Europian dhe asiston kompanitë të përmirësohen dhe të inovojnë duke kryer partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertizë. Gjatë eventit do të bëhet një prezantim i rrjetit, për të sqaruar më mirë kompanitë shqiptare mënyrën e funksionit të tij. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë nga afër qëllimin e Rrjetit, nëpërmjet shembujve konkretë dhe praktikave më të mira.  Rrjeti Evropian i Ndërrmarrjeve është mundësia juaj më e mire për të trokitur në Tregun e BE-së.Bottom of Form