Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatores së EEN – Albania, organizoi sot në datë 30 Korrik webinarin me temë: “Ditë informuese EEN – Albania | Sipërmarrjet Shqiptare pjesë e familjes evropiane”.

Ky webinar kishte si qëllim të informonte të gjitha bizneset shqiptare mbi mundësitë që Enterprise Europe Network (EEN – Albania) ofron për gjetjen e partnerëve të biznesit, zhvillimin e inovacionit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun Evropian e më gjerë.

Webinari ju vjen në ndihmë të gjitha sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe bizneseve të tjera, universiteteve dhe qendrave kërkimore që duan të zhvillohen në tregje të reja ndërkombëtare dhe që kërkojnë akses në financë.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni regjistrimin e webinarit në videon më poshtë: http://aida.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/webinar.mp4