AIDA dhe EEN – Albania zhvillojnë webinarin me temë: “Ditë informuese EEN – Albania” | Sipërmarrjet Shqiptare pjesë e familjes evropiane.

Ky webinar ka si qëllim të informojë bizneset shqiptare mbi mundësitë që Enterprise Europe Network (EEN – Albania) ofron për gjetjen e partnerëve të biznesit, zhvillimin e inovacionit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun Evropian e më gjerë.

Në këtë webinar do të prezantohet informacion mbi Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të biznesve NVM (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) për të qenë pjesë familjes evropiane dhe e tregut ndërkombëtar.

Ky webinar ju vjen në ndihmë të gjitha sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme por edhe bizneseve të tjera, universiteteve dhe qendrave kërkimore që duan të zhvillohen në tregje të reja ndërkombëtare dhe që kërkojnë akses në financë.

Webinari do të zhvillohet në datë 30 Korrik 2020, në orën 15:00, nëpërmjet platformës ZOOM.

Ju ftojmë të bëheni pjesë duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm: https://zoom.us/webinar/register/WN_6cOwpV4eQWe06-BCPjggow