Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN – Albania) zhvillojnë webinarin me temë: “Guidë mbi grantet Europiane për SME-të”.

Ky webinar ka për qëllim të informojë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare mbi ekzistencën e mjeteve, portaleve dhe programeve të ndryshme europiane të cilat janë në mbështetje të zhvillimit të biznesit.

Webinari u drejtohet dhe shërben atyre bizneseve, të cilat kanë nevojë të informohen mbi tregun europian dhe mundësitë e shumta që ai ofron, si edhe për orientimin e bizneseve drejt mundësive të financimit të nevojave dhe projekteve të tyre.

Webinari do të zhvillohet në datë 17 Shtator 2020, në orën 15:00, nëpërmjet platformës ZOOM.

Për t’u bërë pjesë e webinarit regjistrohuni në linkun:

https://zoom.us/webinar/register/WN_SO2tCNmeSXOXidGkGAcO4g?fbclid=IwAR3NKLgu5wUhyH7pRV160rN-726dRdO25bcTjkAi6Zd9en9bQ5t5akS2zd8.