Enterprise Europe Network – Albania ( EEN – Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e bashkëorganizatores ju fton të merrni pjesë në eventin virtual “NANO-2020 International matchmaking virtual event”, i cili do të zhvillohet në datat 26-29 Gusht 2020.

Virtual NANO-2020 është një event dhe platformë online, e cila ofron mundësi për zhvillimin e takimeve virtuale B2B, si edhe shkëmbimin e informacioneve në fushat në zhvillim të nanomaterialeve dhe nanoteknologjive, nanooptikës, nanoelektronikës dhe nanomedicinës.

Sipërmarrjet inovative, universitetet dhe qendrat kërkimore nëpërmjet regjistrimt në platformë do të kenë mundësi të diskutojnë dhe zhvillojnë propozime të reja dhe të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit me partner ndërkombëtarë.

Ky event virtual paraqet një platformë ideale për të identifikuar tendencën e fundit në nanoshkencë, për të diskutuar nanoteknologjinë e re dhe për të kërkuar partnerë të mundshëm të biznesit, përmes takimeve B2B të paracaktuara.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin mund të vizitoni linkun: https://virtual-nano-2020.b2match.io/home.

Regjistrimi në platformë është pa pagesë.

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al.