Enterprise Europe Network – Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni jeni pjesë e takimeve virtuale B2B, të cilat do të zhvillohen në Business Meetings Food Paris 2020, në datat 19-23 Tetor.

Ftohen të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që operojnë në sektorin e industrisë ushqimore, të regjistrojnë profilin e tyre dhe të jenë pjesë e takimeve B2B, të cilat do të jenë të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi. 

Për më shumë informacion mbi regjistrimin vizitoni linkun: https://b2bfoodparis2020.converve.io/index.html.

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e takimeve virtuale, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.

Afati regjistrimit është data 1 Tetor 2020.