Enterprise Europe Network – Albania, në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni jeni pjesë e takimeve virtuale virtuale B2B të cilat do të zhvillohen në kuadër të panairit BUD-GRYF & HOME Fair 2020, datë 23 Tetor 2020.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorin e ndërtimit, energjisë dhe shërbimeve interior design, të regjistrojnë profilin e tyre dhe të bëhen pjesë e takimeve B2B, të cilat do të jenë të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi, si edhe për të mësuar më shumë në lidhje me teknologjitë dhe trendet e fundit të sektorëve.
Për më shumë informacion mbi regjistrimin vizitoni linkun: https://budgryf2020.b2match.io/
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.
Afati regjistrimit është data 18 Tetor 2020.