Bëhuni pjesë e takimit virtual B2WORTH 2020, misioni virtual i kompanive në sektorin e modës dhe dizajnit.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në Shqipëri (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në platformën virtuale B2WORTH 2020, për të zgjeruar biznesin tuaj në tregun europian, për të gjetur partner të rinj dhe teknologji të reja, për të prezantuar dhe zhvilluar ide të reja të produkteve dhe shërbimeve tuaja.

Takimet B2B si pjesë e kësaj platformë do të zhvillohen në datat 17 -18 Qershor dhe temat kryesore që do të trajtohen janë në sektorët si: tekstili, aksesorët e modës, këpucët, lëkura,fashion, dizajni, eko-dizajni, dekorimi dhe smart manifaktura.

Platforma është një iniciativë e SIMPLER CONSORTIUM EEN, pjesë e projektit WORTH, e financuar nga programi COSME. Kjo platformë synon të krijojë bashkëpunime ndërkombëtare ndërmjet modës, prodhuesve dhe stilistëve industrialë, zanatçinjve, firmave të teknologjisë dhe Start -Up , për të zhvilluar produkte unike të nivelit të lartë në sektorët e modës dhe tekstilit, këpucëve, leshit dhe lëkurës, mobiljeve dhe dekorimit te shtëpive, pajisjeve dhe aksesorëve.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin në platformë mund të vizitoni linkun: https://milan-design-week-2020.b2match.io/home.

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, ju lutem na kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.