Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatores së projektit Enterprise Europe Network Albania (EEN- Albania), si edhe në kuadër të zbatimit dhe implementimit të këtij projekti, zhvilloi ditën e sotme takimin me partnerët e konsorciumit shqiptar.

Në takim ishin prezent përfaqësues nga konsorciumi shqiptar i projektit, i cili përbëhet nga katër institucione publike dhe private: Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë , Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z.Sokol Nano, ndau me të pranishmit objektivat dhe prioritetet kryesore të projektit, mundësitë që rrjeti ofron për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja, transferimin e teknologjisë, si edhe rritjen e aftësive konkurruese dhe inovative të tyre në tregun Europian dhe më gjerë.

Në përfundim të takimit u dakordësua edhe për hapat dhe planin që duhet të ndiqet me qëllim implementimin dhe zbatimin e objektivave të projektit.