Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Enterprise Europe Network -Albania organizuan në datë 17 Shtator webinarin me temë:
“Guidë mbi grantet Europiane për SME-të”
Ky webinar kishte si qëllim informimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare mbi ekzistencën e mjeteve, portaleve dhe programeve të ndryshme europiane të cilat janë në mbështetje të zhvillimit të biznesit.
Webinari ju vjen në ndihmë të gjitha bizneseve, të cilat kanë nevojë të informohen mbi tregun europian dhe mundësitë e shumta që ai ofron, si edhe për orientimin e bizneseve drejt mundësive të financimit të nevojave dhe projekteve të tyre.
Për më tepër informacion ju ftojmë të ndiqni video regjistrimin e webinarit si më poshtë:

http://aida.gov.al/wp-content/uploads/2020/09/zoom_0_Trim.mp4