AIDA sot, organizoi një tryezë me biznesin e qarkut të Beratit me temë: “Ditë Informuese mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve”. Ky aktivitet vjen pas takimit që u organizua me biznesin e qarkut të Elbasanit fundjavën e kaluar.

Kryefjala e këtyre takimeve ishte informimi i biznesit të këtyre qyteteve mbi mbështetjen që rrjeti europian i ndërmarrjeve sjell për SME-të shqiptare në rrugën drejt tregjeve të reja dhe në permbushjen e objektivave të tyre për tu inovuar dhe zhvilluar ndërkombëtarisht. Këtë prezantim e ofroi për të pranishmit Znj. Migena Muslli në cilësinë e menaxheres së projektit EEN Albania.Prezantimi ndihmoi të pranishmit për të kuptuar si funksionojnë partneritetet ndërkombëtare, si asistojnë ekspertët e rrjetit me informacione specifike, llojet e biznesit që përmbushin kërkesat për të përfituar nga partneritetet.Kompanitë shqiptare të interesuara, duhet të plotësojnë formatet dhe pastaj ti paraqesin tek AIDA e cila i publikon ato në databazen e rrjetit duke i bërë disponibël për të përfituar nga shërbimet e EEN.

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, i cili sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetëse të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës, me qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe mbi mundësinë e të bërit biznesit në Tregun Unik të BE-së. Rrjeti është bashkë financuar nga programi "COSME" i BE-së, i projektuar për të nxitur konkurrencën e ndërmarrjeve evropiane. Shërbimet e tij janë të përshtatura për NVM-të, por gjithashtu janë në dispozicion për të gjithë bizneset, universitetet dhe qendrat kërkimore. Këtë tryezë me biznesin e përshëndeti me fjalën e saj dhe Znj. Albana Zykaj e cila përfitoi nga rasti për të njohur të pranishmit me suportin që ofron AIDA nëpërmjet fondeve. Pjesëmarrja në këtë event është e rëndësishme për kompanitë shqiptare të cilat synojnë gjetjen e partnerëvë të mundshëm për të bërë biznes në tregjet e Europës dhe më gjerë. Ky është Rrjeti më i madh në botë që lidh biznesin Europian dhe asiston kompanitë të përmirësohen dhe të inovojnë duke kryer partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertizë.

Pjesëmarrësit patën mundësi të kuptojnë nga afër qëllimin e Rrjetit, nëpërmjet shembujve konkretë dhe praktikave më të mira. Rrjeti Evropian i Ndërrmarrjeve është mundësia juaj më e mirë për të trokitur në Tregun e BE-së.