Në datat 16 – 17 Nëntor 2016, në kuadër të javës së SME-ve u organizua eventi me temë “Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe”. Eventi u organizua nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze dhe Cooperazione Italiana.

Java e SME-ve është një fushatë pan-evropiane që synon të promovojë sipërmarrjen në Evropë. Aktivitete të tilla ndihmojnë sipërmarrësit ekzistues të gjejnë informacion mbi mbështetjen në dispozicion të tyre dhe përpiqen të inkurajojnë më shumë njerëz për të startuar një sipërmarrje.

Në këtë aktivitet morën pjesë , sipërmarrësit ekzistues apo potencial për Start Up, organizata të biznesit, autoritetet publike në shërbim të biznesit, institucionet e formimit profesional, etj.

Ky aktivititet dy ditor u fokusua kryesisht në temat si më poshtë:

· Tryezë e rrumbullakët për prodhimin “Made in Albania”

· BE-ja, një partner ekonomik

· Roli i medias në perceptimin e konsumatorit dhe rritjen e standareve të cilesisë për produktet shqiptare.

· Aksesi në financë

· Konkurueshmëria e SME-ve nëpërmjet inovacionit

Gjatë këtij akitiviteti përfaqësuesit e AIDAs bënë një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve. Pjesëmarrësve iu shpjegua shërbimet dhe funksionet që ofron ky Rrje si një mundësi e mirë për SME shqiptare gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja. Që nga krijimi i tij, ky rrjet ka kontribuar në tërheqjen e klientëve drejt eventeve ndërmjetësuese ndërkombëtare, organizimin e eventeve lokale duke tërhequr mijëra kompani të vogla dhe të mesme në botë, misione biznesi, si dhe ka kontribuar në firmosjen e shumë marrëveshjeve të partneritetit. Ky rrjet bashkon këto organizata në mbështetje të biznesit duke shërbyer si një one-stop shop për të gjitha nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve ndërkombëtarë