Shërbimet e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve është rrjeti më i madh në botë në mbështetje të NVM-ve (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) me ambicie për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar. Rrjeti siguron ekspertizë ndërkombëtare në fushën e biznesit, të gërshetuar me njohuritë lokale, në lidhje me disa shërbime si partneritete, këshillime dhe inovacion. Qëllimi i tij është të asistojë kompaninë të rriten dhe zhvillohen nëpërmjet një mbështetje të kualifikuar, krijimit të partneriteteve të reja tregtare dhe mundësive të aksesit në financë.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve mbështet bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe inovative në Europë. Stafi ynë, ku bëjnë pjesë persona të kualifikuar dhe me ekperiencë siguron mbështetje të shpejtë dhe efikase për çdo cështje biznesi. Shërbimet tona lidhen veçanërisht me NVM-të, por janë gjithashtu të vlefshme për bizneset e tjera, universitetet dhe qendrat kërkimore.

Çfarë mund të bëjmë për ju?

  •  këshilla biznesi dhe shërbime kërkimore pa pagesë;
  •  asistencë për zgjerimin në tregun e jashtëm;
  •  kontakte me partnerë potencial në tregjet europiane dhe botërore;
  •  këshilla mbi markat ndërkombëtare, të drejtat e autorit dhe çështjet financiare;
  •  asitencë për të përfituar nga mundësitë potenciale.

een_services

Informacion për ndërmarrjet në lidhje me çështjet Europiane

  •  Identifikimi i partnerëve të biznesit jashtë vendit;
  •  Informacion në lidhje me programet europiane, iniciativat dhe instrumentat e financimit;
  •  Asistencë në rritjen e aftësive sipërmarrëse dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarjeve shqiptare.

Inovacioni në Teknologji

  •  Informacion mbi çështjet e së drejtës së autorit;
  •  Programe Inovative dhe Teknologjike;
  •  Shërbime të ndërmjetësimit për transferimin e teknologjisë.

Qasja me Fondet Europiane

  •  Orientim në lidhje me mundësitë e financimit;
  •  Identifikim i partnerëve të biznesit për marrjen pjesë në propozimet kërkimore;
  •  Mbështetje në përgatitjen e propozimeve dhe zbatimin e projektit.

Ne jemi pjesë e Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve, rrjeti më i madh në mbështetje të NVM-ve me ambicie për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar, me mbi 600 anëtarë në më shumë se 60 shtete.