Po zhvillohet në Tiranë seminari i radhës mbi “Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve”, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Institutin SME Albania.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), është rrjeti më i madh për konkurrueshmërinë dhe sipërmarrjen në botë, i cili mbështet kompanitë e vogla dhe të mesme për të përfituar sa më shumë nga mundësitë e të bërit biznes në Bashkimin Europian. Shqipëria është pjesë e EEN nga viti 2012, si një strukturë e kryesuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësues të AIDA-s po prezantojnë “EEN Albania” dhe mundësitë që ky rrjet ofron për kompanitë Shqiptare në gjetjen e tregjeve dhe partnerëve ndërkombëtare, duke ofruar dhe këshilla praktike mbi mundësinë e të bërit biznes në një vend të huaj. Në vazhdim të seminarit, do të bëhet edhe një prezantim i fondeve që AIDA menaxhon në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.