Programi “UK-Albania Tech Hub” është një mundësi e shkëlqyer për sipërmarrjet “Start-up” të orientuara në sektorin e teknologjisë, për të bërë biznes në Mbretërinë e Bashkuar.

UK-Albania Tech është një nismë e re, e ndërmarrë nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik në Shqipëri që mbështet aftësitë e sipërmarrësve të rinj.

Mundësia për të marrë pjesë në këtë program është e hapur për të gjitha teknologjitë që tashmë kanë filluar të zhvillohen në tregun shqiptar. Fillestarët e përzgjedhur (bazuar në një sërë kriteresh), do të fillojnë një program trajnimi me disa nga ekspertët më të mirë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, e ndjekur nga një program shkëmbimi në Britani të Madhe.

Nëse jeni i interesuar të bashkoheni me programin “UK-Albania Tech Hub” për t’u vendosur në tregun e Britanisë së Madhe ose për të marrë më shumë informacion vizitoni linkun: GUIDANCE FOR APPLICANTS UK-ALBANIA TECH HUB

Aplikimet janë të hapura deri më datë 25 shtator 2017.