Startoi sot aktiviteti ndërkombëtar dy ditor “Internet of Things”, i cili zhvillohet në Barcelonë, Spanjë. Në këtë aktivitet marrin pjesë një numër i madh përfaqësuesish të kompanive më të njohura nga e gjithë bota.

AIDA, në kuadër të Rrjetit të Ndërmarrjeve Europiane(EEN), mbeshtet në këtë aktivitet 4 kompani të sektorit të ICT dhe Konsulencës.

Në vazhdim të aktivitetit do të mbahen takime B2B, midis kompanive pjesëmarrëse me qëllim krijimin e partneriteteve të biznesit. Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë dhe vizitat që do të realizohen pranë pavijoneve të dedikuara të kompanive më të njohura në fushën e teknologjise, si Microsoft, Intel, Google etj.