Instituti AGENDA

Instituti AGENDA (AI) është një ‘think tank’ i ngritur në vitin 2006 në formën e një organizate jo-fitimprurëse me synim përmirësimin e proçesit të hartimit të politikave publike në Shqipëri. AI vendos në qendër të punës së saj qytetarët duke i sjellë ata më afër proçeseve të plotikëbërjes e duke vënë perspektivën e tyre në qëndër të politikave publike të vendit nëpërmjet zgjerimit të debatit, analizës së bazuar në edvidenca dhe vlerësimit të efektivitietit të politikave publike të vendit.

Qëllimi i AI është që të influencojë për proçese konstruktive në politikë-bërje duke iu ofruar vendim-marrësve, publikut dhe grupeve të interesuara informacion thelbësor të bazuar në fakte e analiza profesionale. Në thelb të punës së AI qëndron ofrimi i alternativave për politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimin e qeverisjes lokale e qëndrore dhe të kontribuojë në proçeset reformuese që nxisin Integrimin në BE.

Instituti sot gëzon një reputacion të mirënjohur në shoqëri dhe ekpsertët  tanë luajnë rol të rëndësishëm në krijimin dhe formësimin e opinionit publik nëpërmjet analizave që kryejnë në mediume të ndryshme. AI është në të njëjtën kohë një burim i respektueshëm informacioni për institucione kyce kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitetet dhe projektet e AI kryesisht përfshijnë krijimin dhe botimin e një sërë punësh kërkimore, analizash politike, konspekte (policy briefs), manualeve informuese e edukuese si dhe mbajtjen e forumeve dhe eventeve publike të diskutimit mbi cështje lidhur me zhvillimin ekonomik, taksimin, rininë, cështjet gjinore, migrimin, zhvillimin në  nivel lokal, arsimin, punësimin, integrimin në BE, mirëqeverisjen, demokratizimin, etj.

Metodologjia e AI bazohet në zhvillimin e metodave efektive të filtërimit të ideve mbi politikat për t’iu përgjigjur me efektshmëri ambjentit dinamik të politikë-bërjes dhe për të mbështetur qytetarët duke i informuar mbi politikat publike përgjatë proceseve në të cilat ato kalojnë si dhe duke i fuqizuar ata për të monitoruar me transparencë implementimin e tyre.

Objektivat parësore të AI janë:

  • Inicimi dhe nxitja e debatit të hapur e domethënës publik për tema të rëndësishme në fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në Shqipëri, Demokratizimit dhe qeverisjes, si dhe të integrimit në BE, nëpërmjet kërkimeve dhe prodhimit të analizave të thella të politikave publike në këto fusha
  • Të jetë një drejtues kyç i opinionit publik dhe një zë me reputacion nëpërmjet reagimit të vazhdueshëm mbi çështjet më me rëndësi të aktualitetit si dhe të advokojë për alternativa më të mira të politikave publike.
  • Prezantimi i ideve të reja, kreative, dhe të guximshme në ndërmarrjen e politikave publike
  • Paketimin e të dhënave dhe alternativave politike në një formë që është tërheqëse dhe e lehtë për tu kuptuar nga publiku dhe mediat
  • Përmirësimi i cilësisë së politikave publike, duke rritur pjesëmarrjen qytetare në hartimin e tyre si dhe në procesin e vendimmarrjes.
  • Monitorimi i zhvillimeve dhe implementimit të politikave publike në fushat në të cilat Instituti ka fokusuar aktivitetin e tij
  • Krijimi i kapaciteteve kërkimore, veçanërisht mes brezit të ri të studiuesve, duke ofruar mundësi trajnimi dhe hulumtimi

 

Website: www.agendainstitute.org

Email: info@agendainstitute.org